Tetovarët i njehin ditët!

Gjendja momentale me ndotjen e ajrit në Maqedoni vazhdon te jete alarmante, gjatë ditës së sotme gjendja më kritike gjendet në Tetovë, pasi që është qyteti i vetëm në vend ku grimcat PM 10 vazhdojnë të jenë të larta.

“Me 30 Prill skadon afati që Qeveria e Maqedonisë ia ka dhënë Jugohromit për të vendosur filtrat. Kërkojmë nga kryeministri Gruevski, nga ministri Izairi, por edhe nga gjithë deputetet e Zonës 6 të të gjitha partive politike, pavarësisht orientimit politik apo përkatësisë kombëtare të tyre që të marrin vendimin që do i shërbeje më së miri shëndetit të banoreve të fushës së Pollogut. Informacionet tona nga terreni thonë që këtë afat Jugohrom e ka shfrytëzuar vetëm për të shtuar fitimet e pronareve, ndërsa në kuptimin e mbrojtjes së mjedisit nuk ka bërë asnjë hap para, prandaj ne kërkojmë që Jugohrom të trajtohet njësoj si Makstilli në Shkup, pra të ndëshkohet për mosrespektimin e vendimit te qeverise, për gjenocidin ekologjik qe i shkakton tokës, ujit dhe ajrit tonë. Nëse kryeministri Gruevski, ministri Izairi si dhe deputetet e Zonës 6 nuk ndërmarrin asgjë për të ndalur helmimin e Tetovës, atëherë ne do drejtojmë revoltën qytetare tek secili prej tyre. Pasojat e veprimeve te tyre do i bartin vet ata, të zgjedhurit tanë”, tha për Portalb, Arianit Xhaferi nga Eco Guerilla.

Ajri ndotur tetove

Qytetarët e Tetovës janë duke pritur afatin për vendosjen e filtrave i cili është pranë përfundimit, dhe shpresojnë që ligjit do të vlejë dhe do të merren masa kundër ndotjes së ajrit.

“Edhe 14 ditë: Ashtu si për Makstil-in në Shkup, Kushtetuta dhe ligji duhet të vlejë edhe për Tetovën! AFATI I FUNDIT për përfundimin e planit operativ për vendosjen e filtrave në Jugohrom. Zero tolerancë!”, thonë nga Eco Guerilla e cila numëron ditët e përfundimit të afatit për filtra.

 LEXO MË SHUMË:

 Nurhan Izairi- Qeveria fajtore, unë jam me popullin, të mbyllet Jugohromi

Shqetësimi për ajrin e ndotur, “EcoGuerila” i shkruan ambasadorit amerikan

 Sipas faqes Numbeo Tetova rezulton e pesta në botë me ajrin e ndotur

 Iniciativa e re qytetare kërkon kyçjen e alarmit për ajrin

Lajme të ngjashme

Back to top button