Zaev: Nuk do të ndalem me “bombat”, do të kthehet gjithçka që është vjedhur

“Ne premtuam të vërtetën e plotë dhe ajo do të dalë në shesh. Askush nuk ka të drejtë që ta ndalë këtë proces dhe as që të fsheh të drejtën”, thotë lideri I LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë për A1on.

Lidhur me propozimin e Lubço Georgievskit se qeveria dhe opozita duhet që të bëjnë amnisti të ndërsjellë, Zaev thotë se diçka e tillë nuk është e mundur.

“Kush jam unë si politikan që të flasë për amnisti? Ka Kushtetutë, ka ligje dhe jo vetëm që duhet të bien , por duhet edhe të përgjigjen për thyerjen e ligjeve. Do ta kthejnë gjithë atë që kanë vjedhur nga Maqedonia. Unë jam vetëm një qytetarë I Maqedonisë ndërsa me rëndësi është e ardhmja e gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button