Dy vetura shkrumbohen nga flakët në Manastir

Mbrëmë pas mesnate në rrugën “Mihajllo Andonovski” në Manastir janë djegur dy vetura.

Nga njësiti rajonal i zjarrfikëseve informojnë se lajmërimi për zjarrin është bërë në orën 2 pas mesnate dhe menjëherë në vendngjarje janë dërgua ekipet për intervenim.

“për fat të keq nga zjarri janë shkatërruar plotësisht dy vetura njëra tip “Mazda” dhe tjetra “Opel Astra”. Falë zjarrfikësve u ndalua përhapja e zjarrit që mund të sillte pasoja të mëdha për shkak se në vend parkim kishte edhe shumë vetura të tjera”, tha komandanti i njësisë së zjarrfikësve Kostadin Popovski.

Për dy ditë ky është rasti i dytë i djegies së veturave në Manastir.

Lajme të ngjashme

Back to top button