Plaçkitet barnatorja “Mak Farm” në Shkup
Një person i panjohur, me maskë, mbrëmë rreth orës 21 në Shkup, në rrugën Veselin Maslesha, duke kërcënuar me armë ka plaçkitur barnatoren “Mak Farm” duke ia vjedhur punëtores të hyrat e ditës, që arrin vlerën prej 14 mijë denarëve.
Policia po merr masa për zbulimin e identitetit të plaçkitësit.