Budallallëku i radhës…”Selfie” për gjykatësit dhe prokurorët

Dëgjojeni debatuesin në Alsat M në minutën 11:35 – 11:55 (citoj) “ … unë mund t’ju garantoj, ndoshta më shumë se gjysma as që janë antarë të Bashkimit Demokratik për Integrim, për arsye se BDI është formuar në vitin 2002 dhe nuk ka patur akoma kapacitete që të ndërton kuadro të veta le të themi për t’i përfaqësuar ato në gjykata dhe në prokurori, por ato kanë qenë të edukuar në vitet 90-ta, në vitet 80-ta dhe më herët …”

ÇFARË?! …

1. “… BDI është formuar në vitin 2002 dhe nuk ka patur akoma kapacitete që të ndërtojë kuadro të veta për t’i përfaqësuar ato në gjykata dhe në prokurori … ?!?!?!”

Ky i shkreti mbase është i vetmi person që ende nuk e di se gjykatësit dhe prokurorët arsimohen në fakultetin juridik dhe jo në shkolla partie!!!
Deputeti i gjorë merr yrysh të shtjellojë cështje për të cilat vet pastaj me fjalët që thotë nxjerrë në pah se nuk ja ka haberin fare për ato!

2. “ … ndoshta më shumë se gjysma as që janë antarë të Bashkimit Demokratik për Integrim …”

I shkreti, deputet që ende nuk e di se asnjë gjykatës apo prokuror me Kushtetutë nuk mund të jetë antar i asnjë partie politike.
Paragrafi 3 i nenit 100 të Kushtetutës përcakon se gjykatësit nuk mund të jenë antarë të partive politike (citoj) “Funksioni i gjyqtarit nuk pajtohet me ushtrimin e funksionit dhe profesionit tjetër publik ose me anëtarësimin në parti politike.”
Paragrafi 3 i nenit 107 të Kushtetutës përcakon se prokurorët nuk mund të jenë antarë të partive politike (citoj) “Funksioni Prokuror Publik nuk pajtohet me ushtrimin e funksionit dhe profesionit tjetër publik ose me anëtarësimin në parti politike.”

http://www.sobranie.mk/kushtetuta-e-rm-s.nspx

VETËM SA PËR SQARIM: BEHËT FJALË PËR DEKLARIME QË TREGOJNË NJOHURITË PËR ÇËSHTJET ELEMENTARE LIGJORE, NGA ANA E NJË DEPUTETI QË MIRATON LIGJET NË PARLAMENT!!!

Lajme të ngjashme

Back to top button