Shkolla Willson, javë orientimi për paqe

Në shkollën Woodrow Wilson filloi Java e Orientimit për 36 vullnetarët e rinj, pjesë e Korpusit të Paqes, që do të punojnë dhe kontribuojnë komunitetit për 2 vitet ardhëshme.

Në ditët në vijim vullnetarët e ardhshëm, përmes aktiviteteve të ndryshme do të njihen me komunitetin lokal, kulturën dhe qytetin e Tetovës dhe më gjerë, dhe më pas, do të shpërndahen nëpër familjet nikoqire që këtë radhë gjenden kryesisht në pjesën lindore të shtetit.

Gjatë qëndrimit të tyre në konviktin e shkollës Wilson, ata do të zhvillojnë edhe aktivitete të përbashkëta me nxënësit të koordinuara me stafin e shkollës, për shkëmbim vlerash lokale dhe amerikane.

Korpusi i Paqes është organizatë qeveritare amerikane e themeluar në vitin 1961 nga presidenti John F. Kennedy dedikuar paqes botërore dhe miqësisë. Që atëherë e deri më sot, qëllimet e kësaj organizate janë të njëjta: trajnimi dhe aftësimi i popullatës për nevoja përkatëse, vetëdijesimi i tyre në njohjen e kulturës amerikane, si dhe anasjelltas, vetëdijesimi i amerikanëve dhe njohja e kulturës ku ata punojnë dhe kontribuojnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button