Zaev: Do bisedojmë në Bruksel për mos lejuar Gruevskin të na fut në rrugë pa krye

Zaev tha se  Do t’i japim përparësi dialogut që zhvillohet në Bruksel dhe se nuk do të lejojmë që kokëfortësia e Gruevskit ta fus Maqedoninë në rrugë pa krye.

Zaev tha se opozita gjithmonë ka qenë bashkëbisedues i hapur. Kemi biseduar edhe në dëmin tonë për gjithçka. Duam që t’i japim shans bisedimeve. Ne nuk kemi qëllim që nëpërmjet deklaratave tona ta njollosë atë që ndodhë në Bruksel.

“Mund të them qëndrimin tonë se pozicionet tona janë ato që kemi thënë në sallën universale. Ne bisedojmë për shkak se nuk duam që të hapen alternativa të tjera që qytetarët kërkojnë. Qytetarët janë të revoltuar, ndërsa Gruevski kërkon ventil për këtë. Emocionet tona i kemi lënë në shtëpi dhe shpresojmë se në procesin e bisedimeve do të vijë edhe suksesi”, tha Zaev.

“Kjo që është publikuar është vetëm një pjesë dhe duke e pasur parasysh se çfarë materialesh ka, të jeni të bindur se qeveria nuk mund ët qëndrojë. Patjetër duhet që t’i japim shans bisedimeve. Askush nuk mund të garantojë se pakënaqësia e qytetarëve nuk do ët shpërthej, për këtë arsye patjetër duhet ët angazhohemi që bisedimet të kenë sukses dhe të vendoset qeveria teknike në vend”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button