Zaev: Nuk ka zgjidhje me gjyqësinë e uzurpuar nga Gruevski dhe Mijallkovi

Lideri i LSDM-së, hedhë poshtë të gjitha mundësit për zgjidhjen e krizës nëpërmjet institucioneve juridike të shtetit. Zaev tha se Mijallkov dhe Gruevski, vazhdojnë betejën e tyre për të shtirë nën kthetra gjithë pushtetin gjyqësorë.

Zaev tha se nuk ka mundësi që nëpërmjet institucioneve shtetërore të drejtësisë të ketë zgjidhje të krizës politike në vend. Gruevski vazhdon qëndrimin e tij të ngurtë duke emëruar njerëz të tij në pushtetin gjyqësorë. Sipas Zaevit rasti më i freskët është emërimi i kryetarit të Këshillit Gjyqësorë, Branko Ushkovski, drejtpërsëdrejti nga ana e Sasho Mijallkovit.

Lajme të ngjashme

Back to top button