Zv/presidenti i FFK: Kaçe ka fyer kombin dhe UÇK-në

Zv/presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Bekim Haxhiu, ka reaguar pas deklaratave të futbollistit të kombëtares së shqiptare, Ergys Kaçe kundër UÇK-së.

Haxhiu ka reaguar në profilin e tij në Facebook pas faljes së futbollistit korçar ndaj klubit të tij PAOK se nuk e dinte se çfarë isht Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe se ishte mirënjohës ndaj Greqisë dhe deklaron se nuk e meriton që t’i përfaqësojë shqiptarët në kombëtare.

“I nderuar Ergys, nëse nuk e keni ditur po ju njoftoj së UÇK-ja ka luftuar kundër një pushtuesi, regjimi kriminal, që ka shkaktuar krime dhe gjenocid kundër shqiptarëve. Bashkatdhetarët tuaj ranë në fushën e betejës me emblemën e UÇK-ës në ballë , që t’i e ke vend në gjoks. Do të duhej të ndihesh krenar me të dhe me emblemën e UÇK-së. Deklarata e juaj ‘se po ta dija nuk do ta vishja bluzën me mbishkrimin UÇK-së është fyese për terë shqiptarët. Andaj ju nuk e meritoni t’i përfaqësoni ata në kombëtare”, ka shkruar Haxhiu, citon “Epoka e Re”.

Po ashtu Haxhiu, ka shkruar se Kaçe nuk e meriton të luajë në kombëtare nëse nuk ua bënë të qartë klubit, tifozëve dhe opinionit mbarë në Greqi se çdo kush që ka gjak shqiptari ndihet krenar me UÇK-në, Adem Jasharin, Skënderbeun dhe Ismail Qemajlin.

“Nëse t’i nuk ndihesh krenar me historinë e kombit tënd, nuk e meriton ta prezantosh atë. Federata e Futbollit të Shqipërisë është dashur qe më kohë të reagoj në Federatën e Futbollit Grek dhe në FIFA për suspendimin e pabazuar të Ergus Kaçes, jo atë ta lënë të vetëm. Ndërsa tani kur Ergus Kaçes ka dhënë deklarata justifikuese para komisionit te disiplinës në Greqi ka fyer kombin. Ata që nuk ndihen krenar me emblemën e UÇK-së , nuk mund te ndihen krenar as me fanellën e kombëtares”, shkruan Haxhiu në profilin e tij në Facebook. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button