Vendi ku u rrëzua avioni i papastruar, fotografi të të vdekurve gjithandej (Foto)

Fotografitë e 45-vjeçarit, Mabel Anthonysamy Soosai i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të avionit të rrëzuar “MH17” janë gjetur në vendin ku është rrëzuar avioni.

Mabel ka përfunduar tragjikisht së bashku me burrin dhe djalin e saj, raporton Daily Mail.

Familja e saj ndihet e ofenduar nga fakti se vendi ende nuk është pastruar dhe fotografitë dhe dokumentet zyrtare të njerëzve të vdekur ende gjenden fushave gjithandej, transmeton Indeksonline.

Në këtë aksident tragjik kishin humbur jetën 298 njerëz në Ukrainë, në një zonë të mbajtur nga militantët pro-rusë.

Zona nuk ka mundur të pastrohet dhe të hetohet ende për shkak të konfliktit në Ukrainë, bëjnë të ditur autoritetet ukrainase.

Familjarët e të vdekurve thonë se është koha që të fillojnë punën dhe të hetojnë njëherë e mirë vendin dhe shkaqet e rrëzimit të avionit. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button