Sekreti për tu dobësuar pa mundim

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen një studim që ndihmon që ju të dobësoheni pa mundime.

Nëse jeni në kërkim të hileve për tu dobësuar pa shumë mundim, atëherë duhet të pish dy gota ujë para çdo vakti, ndikon në rregullimin e sasisë së ushqimit që hahet, duke limituar kaloritë e konsumuara dhe duke çuar kësisoj në dobësim.

Është ky rezultati i një studimi shkencor të zhvilluar nga studiuesit e Virginia Tech, dhe i botuar në revistën online “In a Bottle”.

Studiuesit mbajtën nën vëzhgim 48 persona mbipeshë për tre muaj, të cilët para çdo vakti pinin dy gota ujë. Në fund të tre muajve rezultoi se grupi që pinte ujë rregullisht para çdo vakti kishte humbur nga 5-7 kilogramë.

Studimi u prezantua gjatë American Chemical Society në Boston, ku shkencëtarët theksuan se të pirit e dy gotave uji para çdo vakti, ndihmon lehtësisht për tu dobësuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button