Serbia nis “betejën ekonomike” për Kosovën, privatizon veriun!

“Biznesmenët serbë që nisën në betejën ekonomike për Kosovën mund të zgjedhin ndërmjet 40 kompanive, pasi që 1200 tjerat tashmë janë privatizuar ilegalisht”.

Kështu shkruan e përditshmja serbe “Blic” në një tekst lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Gjuha e përdorur në shkrim është jashtë çdo realiteti, e po ashtu edhe kompanitë e privatizuara. Kjo gazetë shkruan se është privatizuar edhe Posta dhe Telekomi i Kosovës, që është huqje e madhe.

“Pasuria e shtetit të Serbisë e vlerësuar në 220 miliardë dollarë është shitur për pak para, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, edhe pse sipas Rezolutës 1244, autoritetet kosovare nuk kanë pasur të drejt të bëjnë një gjë të tillë. Kjo është bërë përmes një rrugë dytësore, pasi që UNMIK-u të drejtën e pronësisë së pasurisë në Kosovë ia ka kaluar Agjencisë Kosovare të Privatizimit e cila kompanitë serbe ua ka shitur tajkunëve shqiptarë, për vetëm 800 milionë dollarë. Derisa ka ndodhur kjo, autoritetet serbe kanë hesht dhe nuk janë marrë me ruajtjen e pasurisë së vet”, shkruan “Blic”, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, sipas kësaj gazete serbe, Qeveria e Serbisë tashmë e ka hartuar një plan që “t’i shpëtoj” këto 40 ndërmarrjet që kanë mbetur pa u privatizuar.

“Kjo strategji nënkupton investimin e kapitalit të biznesmenëve serbë”, kanë thënë për “Blic” burime nga Qeveria e Serbisë.

“Bëhet fjalë për ndërmarrjet nga industria metalike, siç janë “Lola – fabrika e shkrirjes” nga Leshaku dhe fabrika e pajisjeve “Lola” nga Zubin Potoku, pastaj fabrika “Prva petolekta” nga Leposaviqi dhe “Minel” nga Mitrovica. Aty po ashtu është edhe industria e materialeve të drurit, si “Simpo” nga Leposaviqi, por edhe dyqane tjera të kooperativave bujqësore, veçanërisht ato në Zubin Potok, Mitrovicë… “Imlek” që tashmë ka nisur të zhvilloj blegtoinë dhe industrinë e qumështit”, thonë burime qeveritare serbe.

Në anën tjetër, Branimir Stojanoviq, zv/kryeministër i Kosovës, për “Blic” thotë se nju strategji e tillë e autoriteteve në Beograd i inkurajon serbët në Kosovë.

“Pa mbështetje ekonomike dhe vende të reja pune, nuk ka jetë në Kosovë. Fitorja e betejës ekonomike për Kosovën tash është prioritet”, thotë Stojanoviq. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button