Rritet çmimi për Mustafin

Portali i njohur gjerman që merret me vlerat e futbollistëve, Transfermarkt, ka njoftuar se mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi, i është rritur vlera në treg, pas paraqitjeve të mrekullueshme te Valencia.

Mustafi vlente 12 milionë, ndërsa tani sipas Transfermarkt, kampioni i botës me Gjermaninë, kushton 15 milionë, që i bie një rritje për tre milionë.

Mustafi këtë edicion te Valencia, ka regjistruar 25 paraqitje, ku ka shënuar edhe katër gol.

Vlen të ceket, që ky është viti i parë i Mustafit në kampionatin spanjoll, ku është shndërruar në një mbrojtës të pakalueshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button