Padi penale për kontrabandistët e emigrantëve

Qendra rajonale për çështje kufitare “Sever” ka ngritur padi pernale kundër S.P (41) dhe T.P (21) të dy nga Gostivari, me vendbanim në Gjevgjeli, dhe ndaj G.F (42) nga Sveti Nikolla për shkak se dyshohen për kontrabandim të emigrantëve.

Thuhet se të dyshuarit kanë qenë të organizuar në grup dhe së bashkërisht kanë kryer veprën penale në bashkëpunim me edhe dy persona të tjerë ndaj të cilëve nga MPB-ja edhe më parë është ngritur padi penale.

Dy të dyshuarve u është caktuar paraburgim 30 ditor, kurse të dyshuarit të tretë i është caktuar masë sigurie dhe i është marr pasaporta.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button