Aksident trafiku në Veleshtë

Në rrugën rajonale Strugë-Dibër, në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku,nga i cili fatmirësisht, shoferi dhe udhëtarët kanë kaluar vetëm me lëndime të lehta trupore.

Një automjet i tipit Alfa-Romeo është ndeshur me shtyllën elektrike dhe ka përfunduar në anën tjetër të rrugës. Aksidenti ka qenë i rrezikshëm, gjykuar nga fotografitë dhe dëmet materiale që janë shkaktuar, megjithatë fatmirësisht nga kjo fatkeqësi nuk ka lëndime serioze për udhëtarët që kanë qenë në automobil.

Arsyeja kryesore e këtij aksidenti mendohet se është shpejtësia e lartë dhe pakujdesia gjatë kyçjes në rrugë.

Lajme të ngjashme

Back to top button