Çfarë do të veshë në Eurovision Elhaida Dani?

Përfaqësuesja jonë në Eurovision, Elhaida Dani, mbi të cilën janë drejtuar së fundi sytë e çdo shqiptari, është vënë këto ditë në shenjestër për shkak të (zh)veshjes së saj. Vetëm pak ditë më parë, Elhaida ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram, veshur me një fustan të kuq, për të cilin ajo shkruan se: “Zakonisht nuk i dua veshjet që më tregojnë shumë mish apo format në mënyrë të ekzagjeruar…”. Por kaq ka mjaftuar që “Panorama Plus” ta vendosë këngëtaren në fokus si një personazh që ka filluar të luajë me imazhin, ndoshta edhe për të provokuar pak fansat: “Ndoshta e orientuar nga menaxherët e saj, Elhaida ka hedhur hapin e parë për të testuar fansat, ndërsa pozon me një fustan të kuq, të puthitur pas trupit. Edhe mënyra se si shkrep foton është mjaft provokuese duke na prezantuar një Elhaidë ndryshe nga ajo që jemi mësuar deri tani”, – shkruan gazeta.

Megjithatë, kjo “lojë” me imazhin që këngëtarja ka treguar së fundmi, nuk ka të bëjë aspak me veshjen me të cilën ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong. Burimet pranë këngëtares tregojnë për revistën se përgatitjet për veshjen kanë filluar tashmë. Elhaida në Eurovision do të jetë e veshur me një kostum mashkullor, tip smoking. Është duke u punuar me copat dhe ngjyrat, për të cilat ende nuk ka një variant përfundimtar, por gjithçka do të vendoset shumë shpejt.

Elhaida, në fakt, nuk është lakuar asnjëherë për veshje provokuese në daljet e saj publike, madje mund të thuhet se është ndër të vetmet këngëtare me veshje serioze në ketë drejtim.

Në një dalje publike të disa kohëve më parë, kur këngëtarja ka qenë e ftuar në Shkodër, në teatrin “Migjeni”, ajo ka performuar e veshur si myslimane.

Lajme të ngjashme

Back to top button