BDI dega Poroj, premton punësimin e ish ushtarëve të UÇK-së

Pas publikimit në Alsat të reagimit të ish ushtarëve të fshatit Poroj, për shpërfilljen e tyre nga ana e kryetares së komunës së Tetovës Teuta Arifi gjatë punësimeve të fundit, sot dega e BDI-së së Porojit ka nisur ndërmjetësimet për vendosjen e pajtimit. Resi Abdyrahmani është takuar sot me ish ushtarët, duke garantuar se BDI-ja i mbështet fuqishëm, madje të njëjtën garanci u ka dhënë edhe bashkësisë vendore të fshatit Poroj. Ish ushtarët, siç mësohet nga reagimi, kanë parashtruar edhe njëherë kërkesat e tyre lidhur çështjen e punësimit e deri tek problemet e infrastrukturës që ka fshati. Dega e BDI-së është zotuar për veprimin dhe përmbushjen sa më të shpejtë të këtyre kërkesave. Një javë më parë, një grup i ish ushtarëve të UÇK-së dhe anëtarë të degës së BDI-së në Poroj akuzuan kryetaren e Komunës Teuta Arifi për anashkalim e ish ushtarëve gjatë punësimeve në Komunë. Ish ushtarët denoncuan gjendjen e mjerueshme, duke përmendur edhe mos rregullimin e varrezave. Alsat-M

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ishte njehere ne Tetove nje kafene me emrin:
    QÈLLO MOS!!!
    SA U PUNESUAN ATA VETERAN TE KUMANOVES…

  2. Shum me te drejt e ke Tetova, por habitem ende dhe mendoj se aspak marre nuk kan me keto te BDI-se(edhe pse deri para 6-7 viteve kam qen simpatizant i tyre),qe keshtu te manipulojn ende me njerzit…!!!??? Po cka mendojn keto te BDI-se ,se njerzit nuk i kuptuan keto flliqesira se cka jan,sepse ceshtjet kombetare i kan shitur per pazarlleqe personale (Patem rastin te ndegjojm ish ministrin e drejtesis Blerim Xhemailin me Musa Xhaferin) nga Bombat e Zaevit….
    Mos te habiten shqiptaret e BDI-se ne fshatin tim ne Likove qe neser une si person kur te mbahen zgjedhjet te votoj Zaevin e LSDM-se, fale ketij zoterie shof se edhe nee si popull ne Maqedoni do te shpetojm nga keto TRADHETAR TE KOMBIT tone dhe nga keto padrejtesi….

Back to top button