Ku mbetet dinjiteti njerëzor?!

Çdo ditë po dëgjojmë fjalë të ndryshme. Dëgjojmë se si rrihen krahërorët e burrshtetasve tanë, po sa të zotët paskemi qenë ne apo jemi të tillë gjithmonë, por e çuditshme se si kjo zotësi na del në shesh, kur iu vihet në siklet a iu hyn gjarpri ndër karrige.

Po çirremi, tregojmë moral, mendojmë se gjithçka ka përfunduar ashtu siç ishte paraparë, kur sfilonin nëpër mitingje me gjithë atë komoditet, a në të kundërtën sa për të mos thënë fare pak është punuar pak po, posi, pak. Ta marrim e ta vëmë në peshore atë që duhej dhe atë që është bërë e të shihet se ku ndodhemi, është pak, mendoj se ky popull meriton më shumë, sepse falë këtij populli jeni atje, ku jeni. Po s’keni faj, sepse po ky popull do iu ngre atje, sërish, por edhe një gjë s’duhet harruar, se populli di edhe të dënojë. Kujdes nga ky popull!

Sa e trishtë, kur përfaqësuesit tanë flasin me një gjuhë të ulët, kuptohet se ata mendojnë se kanë të drejtë, sepse gjithsecili në mënyrën e vet mendon se ka të drejtë, por jo çdoherë ajo do të jetë e drejtë për të gjithë. Sa keq, por  të paktën duhet të tregohet një respekt për njerëzit, të cilëve iu ka mbet sadopak ndërgjegje, pra në gjuhën e popullit iu ka mbet pak perde e paplasur.

Mendoj që nuk jemi një popull që kullosim bar, por dijmë të gjykojmë, vlerësojmë e të shprehim atë që e shohim, ma merr mendja se deri tash nuk është reaguar deri në atë masë, mund të them të madhe, ngaqë populli i besoj udhëheqësve partiak, saqë ky besim u kthye në kryeneqësi tek ata.

Populli u la në mëshirë të fatit, të vuajë, të nëpërkëmbët, të pëlcet brenda vetes, të urrej vetveten, të krijohet antipati për vendlindjen, bile një plagë që vazhdon të kulloj gjak, të rinjtë e duan ende atë, jo nga qejfi, po nga halli. Më thoni ju ku të drejtojhen të rinjtë, pas mbarimit të studimeve, kujt do t’ia tregojnë ata diploma, fatkeqësisht ata do t’i varin mureve e t’i pështyjnë çdo ditë, sepse çdo ditë është ‘’a do qymyr zotëri?’’.

Lajme të ngjashme

Back to top button