Vankovska dhe Siljanovska do ta padisin televizionin Alsat-M

Profesoreshat universitare Biljana Vankovska dhe Gordana Siljanovska-Davkova kanë paralajmëruar padi për shpifje kundër televizionit Alsat-M.

“Unë dhe kolegia Siljanovska, e ftojmë liderin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe nënkryetaren Radmila Shekerinska dhe të tjerët që janë në ekipin e partisë dhe të cilët kanë qasje deri te materialet e përgjuara dhe i përpunojnë, menjëherë të publikojnë gjithçka që kanë si material për ne dyja, dhe i cili ka të bëjë me bashkëpunimin tonë të mundshëm me VMRO-DPMNE. Pas secilës bombë, ka viktima kolaterale, ndonjëherë ato janë ish luftëtar, ndonjëherë burra, dhe tash disa profesoresha për të cilat mediat vërtetuan se jemi ne dyja. Shpifja e këtillë nëm edia është dicka që vështirë e prish imazhin tonë personal, por edhe imazhin si profesoresha para studentëve dhe kolegëve nga shoqëria akademike. Kuptohet, për mediumin do të ngremë procedurë juridike për shpifje, por do të ishte mirë që LSDM të jap informacione nëse posedon biseda të cilët na vendosin në pozitën bashkëpunuese me cilën do parti politike dhe në këtë mënyrë t`i ndaloj spekulimet të cilët po qarkullojnë në opinion”, ka shkruar Vankovska në profilin e saj të facebook-ut.

Lajme të ngjashme

Back to top button