Serbët i kap paniku, Shqipërisë do ti jepen pikët?

Shqipëria shpreson se me 17 prill Komisioni i Arbitrazhit Sportiv do të veprojë drejt dhe t’i japë fitoren kundër Serbisë, ndeshje e cila u ndërpre në minutën 41-të në Beograd, kur tifozët dhe sigurimi serb patën sulmuar futbollistët shqiptarë, raporton BotaSot.

Komisioni Disiplinor i UEFA-s, pati vendosur çuditërisht dhe në mënyrë skandaloze që fitorja t’i jepet me rezultat zyrtar 3:0 Serbisë.

Ndaj mediet serbe, i ka kapur panikun dhe me ankth po presin datën e 17 prilli, pasi sot kanë raportuar për komunikatën e Federatës Shqiptare ndaj UEFA-s, e cila shprehej se UEFA po vepron me dy standarde, duke iu referuar ndeshjes Mali i Zi-Rusi.

Në rast se Shqipëria merr tre pikë, do të shkonte në vendin e parë, ndërkohë që shpresat e Serbisë për të marrë pjesë në Euro 2016 do të shuheshin përfundimisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button