Rama-Ivanovit: Respektoni të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni!

Zbatim dhe implementim rigoroz të marrëveshjeve ndërkombëtare për bashkëjetesën harmonike mes pjesës maqedonase dhe shqiptare në Maqedoni. Ishte ky thelbi i takimit në Kryeministri mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe presidentit të Maqedonisë, Gjeorge Ivanov. 

Rama shprehu shqetësimin për shqiptarët të cilët jetojnë në Maqedoni, teksa bëri publike dhe kërkesën e presidentit Ivanov që pakicat maqedonase në vendin tonë të ketë më shumë vëmendjen. 

“Nga ana tjetër ne kemi qenë dhe mbetemi të shqetësuar për implementimin e marrëveshjeve dhe mekanizmave të dakortësuar lidhur me mbarëvajtjen e bashkëjetesës se shqiptarëve në Maqedoni. Zoti president më shprehu shqetësimin e tij që të ketë më shumë vëmendje dhe hapësirë për pakicën maqedonase në Shqipëri dhe unë e marr këtë mesazh jo thjesht si detyrim të shtetit tonë ndaj cdo pakice, por dhe si shprehje të një fakti të thjeshtë, se ne nuk i kërkojmë të tjerëve atë që ne nuk kemi mundësi ta bëjmë për të tjerët. Dua të shpresoj e të besoj se sëbashku si fqinj dhe si miq ne do cojmë para një proces bashkëpunimi, ku implementimi me rigorozitet i marrëveshjeve dhe mekanizmave ndërkombëtare për të dakortësur bashkëjetesën mes pjesës maqedonase dhe shqiptare të Maqedonsië do jetë i padiskutueshëm”, u shpreh Rama. 

Kryeministri Rama vlerësoi rolin e Maqedonisë për ruajtjen e ekuilibrave në rajon, teksa theksoi faktin se Shqipëria mbetet interesuar për forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve

“Ne kemi qenë , jemi dhe do mbetemi të interesuar për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve dhe qeverie. S’ka dyshim se kjo është një kohe e re pas marrëveshjes Kosovë-Serbi që hap mundësi të re për rajonin. Pas kësaj kohe dhe Shqipëria dhe Maqedonia duhen të shohin para me vizion të ri dhe projekte te reja”, u shpreh Rama. 

Ivanov
Presidenti i Maqedonisë George Ivanov shprehu vlerësim që këtë takim të parë me një personalitet të huaj Rama në Shqipëri e pati pikërisht me të, ndaj shfrytëzoi rastin ta ftojë për një vizitë në Maqedoni. 

“Shfrytëzova vizitën time që u mbajt në Durrës me rastin të takoja kryeministrin shqiptar. Gëzohem në këto ditë të para pune në atdheun e tij, ai që takohem nga Rama jam pikërisht unë. Gjithashtu shfrytëzova këtë rast për të bërë një ftesë zyrtare dhe në Maqedoni”. 
Ivanov theksoi se mes tij dhe Ramës u zhvillua një bisedë konstruktive ku kryesore ishte tema e integrimit. 

“Diskutuam çështje që na preukupojnë ne si rajon, sepse bëhet fjalë për çështje që janë rajonale, e gjithë kjo në favor të mirëqënies së popujve tonë, që kanë nevojë për komunikim, biznes, për t’u njohur me njëri-tjetrin rruga drejt BE është ajo çka ndryshon realitetin tonë, të gjithë e njohim të kaluarën e Ballkanit, por është hera e parë që kemi diçka që na bashkon për të ardhmen. Pra me këtë, duke qenë të përkushtuar me axhendën europiane për të gjithë do i bëjmë ballë dhe atyre që nuk e duan këtë”. 

Presidenti maqedonas theksoi se kohët e sotme janë me rëndësi për gjeneratën e re që po rritet. Ndaj çdo investim sot, sipas tij, është një e ardhme më e mirë për brazat që vijnë. 

“Sepse jetojmë në një kohë kur nuk mund të bllokoni interesin e njerëzve. Jeton një brez që nuk ka kohë dhe durim për të pritur për të arritur në një destinacion të caktuar. Brezit të ri duhet ti japim një infrastrukturë të caktuar, rrugë të reja, kabllo të reja, kabllo optike të reja gazsjellës të rinj etj. Pikërisht kjo është ajo që i detyrohemi brezit të ardhshëm ata thjesht do na kujtojnë nga ajo që ne do bëjmë sot”. / Ora News

Lajme të ngjashme

Back to top button