“Dhuna në familje”, arrestohen dy persona në Vlorë e Sarandë

Dy persona janë arrestuar në qytetin e Vlorës e të Sarandës, nën akuzën e dhunës në familje.

Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga kanë rënë 43-vjeçari nga Vlora Genci Shaban Ahmeti dhe 59-vjeçari nga Saranda Lavdrim Bajram Isufaj.

Ndaj Ahmetit ka bërë kallëzim penal bashkëshortja, shtetasja O.A., e cila ka deklaruar në polici se 43-vjeçari me banim në lagjen “11 Janari” e ka fyer dhe kanosur për jetë.

59-vjeçari Isufaj me banim në fshatin Gjashtë, është dënuar nga Gjykata e Sarandës me 8 muaj burg për “dhunë në familje”. /noa/

Lajme të ngjashme

Back to top button