Të shkyçurit nga Ngrohtorja të shtunën në protestë
Të shtunën në orën 12:00, para Portës Triumfale do të mbahet protesta e katër e të shkyçurve nga Ngrohtorja.
Këto protesta sipas organizatorëve janë kundër Qeverisë së Maqedonisë.
Ato kërkojnë që të ndalojnë gjykimet dhe ekzekutimi i vendimeve që po kryhen kundër tyre nga ana e Komisionit Rregullatorë për Energjetikë.
Këto protesta do të mbahen çdo të shtune me fillim në orën 12 dhe do të vazhdojnë derisa nuk plotësohen kërkesat, informojnë organizatorët.