Redaktorja e Kanal 5 shkarkohet nga Komisioni për etikë të mediave

Lidija Bogatinova, redaktore në Kanal 5, më nuk është anëtare e Komisionit për ankesa në Këshillin për etikë të mediave në Maqedoni. Për shkak të jo aktivitetit, Këshilli drejtues e ka shkarkuar. Në KEMM sqaruan se Bogatinova nuk ka nënshkruar marrëveshjen për angazhim në punën e këtij organi dhe nuk ka ardhur në shumë mbledhje. Me çka ka shkelur Rregulloren, ndërsa Këshilli drejtues i KEMM­së ndërpreu angazhimin.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Komisioni për ankesa pranoi ankesën e Branko Gerovskit për intervistën e Lidija Bogatinova me Ivica Bocevskin, në lajmet e Kanal 5, emetuar më 13 nëntor të vitit 2014.

Bëhet fjalë për intervistën në të cilën Bogatinova e quan Gerovskin “grek më të madh se Venizelos”.

Kanal 5 nuk e bëri të ditur vendimin e KEMM­-së, siç është rendi, ndonëse Bogatinova ishte anëtare e komisionit anketues

Lajme të ngjashme

Back to top button