Nju Jork, autoritetet heqin bustin e Snowden

Një grup qytetarësh vendosën mbrëmë në mënyrë ilegale një bust të ish kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden në një park të qytetit të New Yorkut.

Nuk dihet se kush janë personat përgjegjës, por busti 1 metër e gjysmë i Snowdenit u hoq disa orë më vonë. Një faqe interneti shkruante se busti ishte vendosur nga një grup i vogël i artistëve që e adhurojnë Snowdenin.

Ish kontraktori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA), është në azil në Rusi. Ai kërkohet nga zyrtarët amerikanë për shkeljen e Aktit të Spiunimit pasi iu dha disa mediave mijëra dokumente sekret që i kishte vjedhur nga vendi i tij i punës, në qershor të vitit 2013.

Lajme të ngjashme

Back to top button