Facebook projekt integrimi me WhatsApp

Facebook duket se ka filluar të testojë një veçori të re në aplikacionin Android duke sjellë integrimin me WhatsApp. Rrjeti social ka shtuar një buton dërgimi “Send”, i cili identifikohet me logon e WhatsApp dhe shfaqet në momentin e përditësimit të statusit nga përdoruesi.

Ky buton, i vendosur në pjesën e djathtë, aktualisht është i disponueshëm vetëm për disa përdorues Android të aplikacionit Facebook.

Ekipet e punës së të dy aplikacioneve po punojnë për të realizuar një integrimin më të avancuar mes dy aplikacioneve përfshirë edhe aftësinë për të dërguar mesazhe nga Facebook drejt WhatsApp dhe anasjelltas. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button