Ish piktori Edi Rama është një njoftim për një rilindje në Shqipëri

Kapixhik nr. 132, e martë, 17 Shtator

Sllobodan Najdovski – kolumnë – “Gruevski–Ahmeti, luftë e heshtur ose blof”, Utrinski Vesnik

Tani, përveç lojërave që po ndodhin në blloqet e “Ilindenskës”, po tejkalon oborrin e qeverisë, dhe argumenton çështjet që kanë të bëjnë me pozitën ndërkombëtare të vendit. Më me rëndësi është të jepet përgjigje qoftë të bëhet fjalë për blof ose keqkuptime të vërteta.

Hristo Ivanovski, kolumnë – “Porosi të bukura nga Edi Rama”, Dnevnik

Ish piktori njofton renesansë në Shqipëri, veçanërisht demokratizim dhe përparim ekonomik, dhe dërgon një mesazh të forte për fqinjtë të bashkohen në interes të paqes,që në mënyrë të konsiderueshme ndryshon nga paraardhësi i tij Berisha, i cili bëri thirrje për bashkimin e shqiptarëve .

Toni Naunovski, kolumnë – “Të tërhiqet njohja e prokteroratit të Kosovës”, Dnevnik

Në politikë ekziston mundësia për t’i korrigjuar vendimet, politikat, ligjet, të cilat janë konfirmuar si të gabueshme në disa dimensione. Maqedonia duhet ta tërheqë njohjen e Kosovës, për ta forcuar kontrollin e kufirit ndaj këtij protektorati.

Ilija Dimovski, kolumnë – “Shembja e paralajmëruar nga opozita nuk ndodhi”, Dnevnik

Politika e mirë ekonomike është e dukshme edhe sot. Rritja e ekonomisë së Maqedonisë është e  treta sipas madhësisë në Evropë. Para nesh janë vetëm Letonia dhe Lituania.

Zdenka Pavkoviq, koment- “Drita e bardhë ekonomike në tunel”, Dnevnik

Rritja e prodhimit të brendshëm bruto prej 3.9 % në tremujorin e dytë të këtij viti, së bashku me atë prej 2.9% në të parin, janë sinjale pozitive se ekonomia maqedonase fillon të mëkëmbet. Edhe pse këto numra janë një dritë e bardhë në tunelin në të cilin ka hyrë Maqedonia, ka ende shumë deri në dalje.

Mirçe Jovanovski, editorial – “Problemi me miellin y kthye në shtëpi”, Utrinski Vesnik

Kosova uli barikadën për produktet maqedonase për vetëm 11 mijë euro, aq sa sipas matematikës maqedonase ishte llogaritur vlera e eksportit të miellit nga ky vend fqinj në Maqedoni. Kjo është vetëm një pikë ujë në det në krahasim me tregtinë e përgjithshme, e cila vitin e kaluar ishte 420 milionë dollarë, nga të cilat 392 milionë ishin eksport maqedonas. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button