Fillon fushata për të ndihmuar fëmijët nga “SOS Fshati”

“Bëhu kreativ dhe ndihmo” është mesazhi me të cilën ftohen të gjithë qytetarët që ta japin kontributin e tyre në misionin për dërgim të fëmijëve nga SOS fshati i fëmijëve në pushim veror në kuadër të fushatës donatore “Nga zemra për zemrën”.

Fushata  fillon sot dhe është në organizim të SOS fshatit të fëmijëve, Shparkase Bank dhe Media Print Maqedoni. “Në periudhën nga 7 prilli deri më 15 maj të këtij viti fëmijët do të duhet të dërgojnë vizatimin e tyre, tregim të shkurtër ose vepra tjera kreative në epostën: [email protected].

Në qershor 100 vepra kreative do të publikohen në një libër me titull “Nga zemra për zemrën”, nga shitja e të cilit të gjitha mjetet do të donohen në SOS Fshatin e fëmijëve. Për tre veprat më të mira pasojnë dhurata. Qytetarët, siç është theksuar në kumtesë, do të mund të inkuadrohen edhe me donim, në pajtueshmëri me të mundësitë e tyre, përmes llogarisë së posaçme të transaksionit të SOS Fshatit të fëmijëve në Shparkase Bank numër 250­1010002868­04. Donacionet do të mund të realizohen edhe me thirrje në numrin telefonik humanitar 143 456 në të gjithë tre operatorët celularë T-­Mobile, VIP dhe ONE. Çdo thirrje kushton 100 denarë + TVSH. “Momentet pa brenga të kaluara në shoqërim dhe lojë me moshatarët janë me rëndësi kyçe për zhvillimin e çdo fëmije dhe duke investuar në zhvillimin e tyre investojmë në ardhmërinë e tyre më të ndritshme. Na ndihmoni që së bashku të krijojmë momente të lumtura të vlefshme për përkujtim për këta fëmijë, të cilët bëjnë pjesë në kategorinë më të prekur në shoqërinë tonë”, qëndron në kumtesën nga SOS Fshati i fëmijëve

Lajme të ngjashme

Back to top button