Hungaria, Maqedonia, Serbia, Greqia dhe Turqia do të arrijnë marrëveshje për “Rrjedhën turke”

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki, sot në Budapest së bashku me ministrat e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Greqisë dhe Serbisë dhe ministrit turk për Çështje të BE­së do të merr pjesë në mbledhjen ministrore kushtuar çështjeve për stabilitet energjetik në Rajonin e Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Në mbledhje, e cila mbahet me iniciativë të ministrit hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Sijarto do të shqyrtohet interesi i vendeve për përkrahje të diversifikimit të rutave dhe burimeve për furnizim me gaz natyror nga Republika e Turqisë. Është parashikuar që vendet pjesëmarëse të miratojnë Deklaratë për përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë energjetik. Siç u paralajmërua, do të këmbehen mendime mes pesë shteteve për atë nëse janë të gatshme të realizohet projekti për gazsjellës të ri “Rrjedha turke” përkatësisht trasë e re për furnizim të rajonit me gaz natyror, si alternativë e “Rrjedhës jugore”.

“Rrjedha turke” është projekt i “Gazprom”­it rus, për transfer të gazit përmes Detit të Zi deri në Turqi dhe prej atje deri në kufirin e Turqisë dhe Greqisë. Rusia në dhjetor të vitit të kaluar kumtoi se tërhiqet nga projekti “Rrjedha jugore” për shkak të pozitës jokonstruktive të Bashkimit Evropian”, dhe u vendos të ndërtohet Rrjedha turke.

Lajme të ngjashme

Back to top button