Takimi Poposki Kozias në Budapest

­ Në margjinat e takimit për siguri energjetike në Evropën Qendrore dhe Juglindore në Budapest, sot do të mbahet takim i ministrave të punëve të jashtme të Greqisë dhe të Maqedonisë, Nikos Kozias dhe Nikolla Poposki, kumtoi Ministria greke e Punëve të Jashtme.

Kozias në Budapest do të ketë takime të ndara edhe me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq dhe me ministrin për Çështje Evropiane të Turqisë, Volkan Bozkër.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Poposki muajin e kaluar u takua me kolegun e tij grek, në margjinat e takimit joformal të ministrave të punëve të jashtme të BE­së në Rigë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë rreth takimit në Rigë kumtoi se me Kozias janë këmbyer vlerësimet e para për marrëdhënie dypalëshe dhe efektet nga bllokada e integrimit të Republikës së Maqedonisë.

Gjithashtu, është shprehur gatishmëri për bashkëpunim në të gjitha fushat dhe domosdoshmëria për dialog të hapur për shumë çështje, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, obligimet e ndërmarra dhe respektimi i të drejtave themelore njerëzore, por edhe të drejtave demokratike në çdo vend sovran.

“Politika e justifikimeve, shantazhe dhe mbajtja peng nuk i shpreh vlerat pas të cilave qëndron Evropa”, konstatoi ministri i Punëve të Jashtme Poposki në Rigë gjatë muajit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button