Reagim i VMRO DPMNE-së ndaj bombës së fundit të Zaev

VMRO-DPMNE-së ka reaguar ndaj konferencës së sotme për shtyp të liderit të LSDM-së Zoran Zaev.

“Zoran Zaev vazhdon me zbatimin e skenarit të tij për destabilizimin e Maqedonisë.  Ai vazhdon të manipulojë me materiale të krijuara dhe të rreme të cilat i vendos në kontekst që atij i përgjigjet, me qëllim që të shkaktojë konfuzion te qytetarët. Vetë ai me këto konferenca për shtyp konfirmon se kush është përgjuar dhe se përgjimin e kanë bërë persona të jashtëm nën mbështetje të qendrave të huaja. Zaev para një viti jo të plotë tha se LSDM-së nuk i ngjan të jetë parti patriotike, se është kryetari i partisë e cila në vitin 1994 ndau 150.000 shtetësi vetëm për të fituar në zgjedhjet”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button