Reagimi i Jankullovskës e pyetur për ofendimet e saj ndaj shqiptarëve

Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska pa përgjigje konkrete për indikacionet për manipulimet zgjedhore në Kumanovë dhe qytete të tjera, e as për vonesën e ekspertizës për autenticitetin e telefonatave që publikohen nga opozita.

Jankullovska nuk komentoi as termet fyese ndaj shqiptarëve që kishte përdorur në telefonatat e publikuara nga LSDM-ja në Kumanovë. E pyetur nga Alsat-M për termin “shiptari”, që e përdor në disa telefonata, ajo kërkoi që të ruhet niveli i komunikimit.

‘Nuk ua kuptoj pyetjen. Ju po jepni deklaratë tuajën, përshtypje tuajën, duke përdorur një fjalor që ju mendoni se është adekuat. Por unë nuk mendoj se duhet ta lëshojmë në këtë nivel debatin publik, dhe të diskutojmë në mënyrë që ju diskutoni në publik’, tha Jankullovska.

Jankullovska insiston se bëhet fjalë për biseda të krijuara dhe montuara. E pyetur se përse MPB-ja deri tani nuk ka hulumtuar vërtetësinë e bisedave duke pasur parasysh se ky institucion posedon pajisje bashkëkohore për një gjë të tillë, Jankullovksa me përgjigje se “askush nuk ka paraqitur asnjë akuzë apo material. MPB-ja nuk mundet të bëhet instrument i opozitës për arritje të qëllimeve të saja politike. Atëherë kur një institucion zyrtar ashtu siç obligojnë ligjet do të kërkojë prej neve, nëse kërkon prej neve, do të japim mendim. “shprehet ajo.

Lajme të ngjashme

Back to top button