Zaev shqiptarëve: Kërkoj falje për gabimet e LSDM-së në të kaluarën (VIDEO)

Në një intervistë për televizionin “Art” lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka thënë se është i gatshëm për duel politik me Nikolla Gruevskin.

“Dashtë Zoti të pranojë një duel! Dashtë Zoti, unë lutem me vite. Në një vend normal demokratik, patjetër duhet të ketë debate, duele, vetëm kështu nxirren mbi tavolinë të vërtetat dhe argumentet, dhe vetëm në këtë mënyrë korrigjohen ato punë të cilat nuk bëjnë në shoqëri. Nëse nuk debatohet, nëse nuk ka duele politike, nëse nuk kundërvihen argumentet dhe faktet”, ka thënë Zaev.

Kurse për rastin ‘Monstra’ Zaev ka thënë se e vërteta për “Monstrën” do të publikohet e tërësishme, dhe me këtë rast do të pastrohen shumë mjegulla që kanë të bëjnë me këtë proces.

Madje, ndër të tjera në këtë intervistë thotë se ai sapo është emëruar si lider i LSDM-së ka kërkuar falje për gabimet që i ka bërë kjo parti në të kaluarën.

Lajme të ngjashme

Back to top button