Pushime italiane për Angela Merkel, shi dhe alarm fals për bombë

Një alarm fals për bombë në portin e Pozzuoli-t në Itali ka përkuar me udhëtimin e kancelares Angela Merkel, e cila zgjodhi Campania-n për pushimet e saj.

Makina e dyshuar se mund të kishte bombë, u kontrollua nga rojet e sigurisë, të cilët hodhën poshtë dyshimet. Merkel vizitoi Ercolano-n, duke kaluar pa u vënë re mes turistëve të shumtë. Mësohet se vizita e saj ka zgjatur rreth dy orë ndërsa më pas është kthyer në Ischia.

Kancelarja gjermane shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Joachim Sauer dhe shërbimet e sigurisë, ndërsa mësohet se kanë vizituar shtëpitë e hapura për publikun, edhe pse në një ditë me shi./bw/

Lajme të ngjashme

Back to top button