Fillojnë provimet për shoferët e taksive, për gjuhën angleze

Shoferët e taksive nga dita e djeshme e deri më 15 prill mund të paraqiten për dhënie të provimit për gjuhën angleze, njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Provimi është falas, ndërsa pas dhënies të tij shoferët e taksive marrin certifikatë adekuate.

Në pajtueshmëri me Ligjin për komunikacion rrugor, certifikata do të jetë e obligueshme nga 1 janari i vitit 2017.
“Të gjithë shoferët e auto taksive duhet të kenë certifikatë për njohje të nivelit themelor të gjuhës angleze. Certifikata është njëherit njëri nga kushtet për marrje të licencës për kryerje të transportit auto taksi”, përkujton Ministria.

Paraqitja e kandidatëve do të bëhet në postën elektronike [email protected]. Krahas fletëparaqitjes e cila mund të merret në ueb faqen e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve www.mtc.gov.mk, kandidatët duhet t’ia bashkangjisin edhe formularin M1/M2 jo më të vjetër se 60 ditë, si dhe kopje nga letërnjoftimi.

Në konkursin për dhënie të provimit të gjuhës angleze mund të paraqiten vetëm shoferëve e taksive të punësuar në kompanive e licencuara auto taksi. Koha dhe vendi i dhënies së provimit në mënyrë plotësuese do të publikohet në ueb faqen e Ministrisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button