Javën e ardhshme takim Kosias-­Poposki

Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Kozias javën e ardhshme në Budapest do të takohet me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki, në margjinat e takimit për siguri energjetike në Evropën Juglindore dhe Qendrore.

Siç kumtoi Ministria greke e Punëve të Jashtme, Kozias të hënën do të niset për në Budapest, ndërsa të martën do të ketë takime të ndara me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, të Maqedonisë Nikolla Poposki, dhe me ministrin e Çështjeve Evropiane të Turqisë,Vollkan Bozkir.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Poposki muajin e kaluar u takua me kolegun e tij grek, në margjinat e takimit joformal të ministrave të punëve të jashtme të BE­së, në Rigë. Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë për takimin në Rigë kumtoi se me Koziasin janë këmbyer vlerësimet fillestare për marrëdhëniet bilaterale dhe efektet nga bllokimet në integrimin e Republikës së Maqedonisë.

Gjithashtu, është treguar gadishmëri për bashkëpunim në të gjitha lëmitë dhe domosdoshmërinë nga dialogu i hapur për çështjen e imponuar, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, obligimet e marra të të drejtave themelore të njeriut, por edhe ato demokratike të çdo shteti sovran.

“Politika e justifikimeve, shantazheve dhe mbajtjes peng nuk i reflekton vlerat pas të cilave qëndron Evropa, konstatoi ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Poposki në Rigë muajin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button