Arrestim i madh policor në Shkup (VIDEO)

Një aksion i gjerë policor, i ndërmarrë herët në mëngjes, ka përfunduar me arrestimin e 17 personave të njohur të jetës politike dhe publike. 3 janë në kërkim, ndërsa 2 të tjerë janë në burg tashmë, për shkak se vuajnë dënim për vepra të tjera penale. Ata sipas policisë, dyshohet të kenë spiunuar për shërbime të huaja sekrete, duke iu dhënë të dhëna konfidenciale. Ministria e Brendshme nuk e zbulon identitetin e askujt, për momentin, por vërteton se, bëhet fjalë për punonjës aktual apo të mëhershëm në institucionet e sigurisë. Sipas informacioneve të para, një pjesë e tyre dyshohen spiunazh dhe për pjesëmarrje në shoqëri me veprimtari kriminale.

Në mesin e të dyshuarve, por që akoma është i pakapshëm për policinë, është edhe gazetari Zoran Bozhinovski, i cili është udhëhequr nën emrin “Millojkoja i çmendur”.

“Të arrestuarit kanë dhënë lloje të ndryshme informatash; bëhet fjalë për informata të klasifikuara të cilat kanë pasur nivele të ndryshme sigurie, duke filluar prej dokumenteve konfidenciale dhe maksimalisht konfidenciale, madje edhe informata që kanë qenë të klasifikuara si sekret shtetëror. Por përveç këtyre informatave të klasifikuara, personat e arrestuar kanë pasur kontakte edhe me ish funksionarë, pra me elitën politike, kështu që u kanë dhënë informata të lidhura me sigurinë e përgjithshme por edhe me gjendjen politike në Maqedoni”, deklaroi  Ivo Kotevski, zëdhënës i ministrisë së Brendshme.

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * 

Zëdhënësi i VMRO-Partia Popullore, Vane Cvetanov, i cili ka qenë edhe drejtor i mëparshëm i Agjencisë për larjen e parave, gjenerali Goran Stojkov dhe Aco Dinevski, agjent i mëparshëm i Drejtorisë për zbulim dhe kundërzbulim janë në mesin e të arrestuarve gjatë aksionit të sotëm policor.

* * * * * * * * * * *  * * * * * * * * * * * 

Sot në mëngjes është arrestuar regjisori Boris Damovski, autor i filmit të animuar satirik ”?dnooki”, film ky që edhe përkundër popullaritetit u hoq nga programi dhe Marjan Maxhovski, shef i Kabinetit të Kuvendit të RM-së, Trajko Veljanovski.

Përveç tyre janë arrestuar edhe 13 persona të tjerë, identiteti i të cilëve akoma nuk është i njohur. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button