Marrëdhënia rrit inteligjencën dhe ul rrezikun nga dementia

Marrëdhënia intime është treguar si një mënyrë efektive për krijimin e neuroneve të reja të vendosura poshtë hipokampusit, zonës së trurit, përgjegjëse për formimin e kujtesës afatgjatë, thonë shkencëtarët.

“E kemi konstatuar se, pavarësisht nga prodhimi i neuroneve të reja, shkathtësitë kognitive të fituara gjatë eksperimenteve ishin zbehur pasi që minjtë nuk kishin qenë seksualisht aktiv për një periudhë të gjatë kohore”, theksuan psikologët nga Universiteti i Merilendit në Shtetet e Bashkuara.

Aktiviteti dashuror i rritur çon në mbushjen e qelizave të trurit me oksigjen, kanë vërejtur shkencëtarët gjatë studimit.

Në një tjetër studim të kryer në universitetin Konkuk në Seul të Koresë Jugore, shkencëtarët kanë dalë me dëshmi të reja lidhur me konstatimin e lartpërmendur, dhe kjo është se intimiteti rrit funksionet intelektuale.

Aktiviteti intim nxit formimin e neuroneve në zonën hipokambale të trurit, gjë që vepron kundër funksioneve të dëmshme të shkaktuara nga stresi ekstrem.

Çiftet më të moshuara, të cilat kanë marrëdhënie aktive, kanë më pak gjasa të prekjes nga dementia.

Lajme të ngjashme

Back to top button