Tetova dhe Korça me projekt të përbashkët për punësimin e grave

Në sallën e Këshillit Komunal të Tetovës u prezantua projekti ËATCH, i financuar nga BE-ja dhe fondet IPA. Projekti ka për qëllim bashkëpunimin ndërkufitar mes Bashkisë së Korçës dhe Komunës së Tetovës. Ideja kryesore e projektit është nxitja e punësimit të grave në sferën e artit, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave pozitive në këtë lëmi në mes të teatrit të Tetovës dhe Korçës. “Komuna e Korçës është partneri ynë kryesor.

Në këtë eveniment të sotshëm do të bëhet një prezantim, i cili është përgatitur nga ekspertët tanë të projektit, është një hulumtim për emancipimin e grave se sa janë ato të emancipuara në teatro? Është kryesisht hulumtim ku bëhet fjalë se sa janë gratë të involvuara në pozita menaxheriale, në festivale qendrat kulturore dhe në teatro.

Sipas studimit, gratë nuk kanë pozita menaxheriale nëpër këto institucione, por janë shumë të interesuara për të marrë pjesë në drama, festivale dhe shfaqe të ndryshme”, deklaroi koordinatori i projektit ËATCH, Abdylvahit Mamuti. “Ky është një projekt i përbashkët i Bashkisë së Korçës dhe Komunës së Tetovës, në kuadrin e programit Shqipëri-­Maqedoni, financohet nga Komisioni Evropian dhe ka për qëllim krijimin e inkubatorëve midis teatrove dhe grave, ku përfshirja e elementit “xhenier” është nga elementet kryesore në projekt dhe mbi 60% e grave dhe pjesëmarrësve në projekt përbën thelbin kryesor të krijimit të inkubatorëve”, tha menaxherja e projektit nga Bashkia e Korçës, Eriola Karanca. Qëllimi i projektit ËATCH është vlerësimi i burimeve krijuese te gratë në lidhje me veprimin dhe funksionimin e formave të ndryshme teatrore në Maqedoni dhe Shqipëri.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button