Gjykata speciale do të bllokojë Kosovën edhe për më shumë se një dekadë

Perspektiva evropiane për Kosovën del të jetë e vështirë, duke qenë vendi më i izoluar në rajon. Me një perspektivë të pasigurt drejt BE-së, duke qenë vendi i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave, Kosova dhe qytetarët e saj vazhdojnë të përballen me izolimin, që pos situatës së brendshme socio-ekonomike, i ka kontribuuar po ashtu emigrimit masiv të parregullt të kosovarëve në muajt e fundit.

Se ky problem a është i kushtëzuar me themelimin e Gjykatës Speciale, njohësi i çështjeve për integrime evropiane Emrush Ujkani thotë që kushtëzime me këtë Gjykatë nuk mund të ketë por duhen plotësuar kriteret e BE-së.

Sipas Ujkanit themelimi i dëmet e mos themelimit të Gjykatës Speciale është herët të flitet por në mos krijimin e saj atëherë Organizata e Këmbëve të Bashkuara mund ta formoj atë.

“ Nuk kushtëzohet proces i liberalizimit të vizave me themelimin e gjykatës speciale, së paku këtë nuk e ka thënë askush deri sot dhe nuk e besoj asnjëherë që deri në themelimin e saj kjo do të jetë pengesë. Se cilat do jene demet nga mos themelimi i gjykatës speciale mendoj qe e kemi të vështir ta themi tash për tash, mirëpo një gjë është shumë e sigurt që kjo do ndodh, nëse jo me miratimin e institucioneve tona atëherë nga vet OKB dhe këtu besoj që është edhe problemi kryesor lidhur me këtë gjykatë. Pra është çështja se pjese e cilit juridiksion duam qe te jete kjo gjykate atij te Kosovës apo e themeluar nga OKB” ka thënë Ujkani.

Megjithatë, dobitë e  themelimit të kësaj gjykate Ujakni thotë që rezoluta 1244 dhe ndryshimi i saj është i pamundur duke u bazuar nga vendet anëtare të Këshillit të sigurimit dhe se krijimi më i duhur do të ishte nga Kosova e jo nga OKB-ja.

“ Neve edhe sot e kësaj dite jemi duke i vuajtur konsekuencat e Rezolutës se Këshilli te Sigurimit 1244 kjo pasi qe ndryshimi i saj është i pamundur fale nevojës për konsensus mes vendeve anëtare te rregullta te Këshilli te Sigurimit qe nënkupton edhe Rusinë. Prandaj nëse një gjykate e themeluar nga institucionet e tona do mund ti shihej edhe fundin i mandatit te saj nuk mund ta themi te njëjtën nëse ajo themelohet nga OKB” thotë Ujkani duke shtuar se liberalizimi i vizave në kuadër të kësaj mund të ndodh vetëm atëherë kur të plotësohen kriteret e BE-së.

Ndërsa analisti Imer Mushlkolaj  thotë që liberalizimi i vizave mund të kushtëzohet nga krijimi i gjykatës speciale dhe se sipas tij  këto vijnë si dështime të sistemeve të shumta vendore.

“ Mund te ketë edhe kushtëzime te tilla dhe një gjë e tille nuk është çudi te ndodh ne raport me Kosovën. Gjykatën Speciale duhet pare si dështim special’ te sistemit te drejtësisë dhe te shoqërisë ne përgjithësi. Familjaret e viktimave e shohin ketë gjykate si shpresën e fundit për vënien e drejtësisë ne vend” thotë Mushkolaj.

Edhe analisti Jon Leka mendon se liberalizimi i vizave varet nga plotësimi i kushteve të Bashkimit Evropian. Ndër të tjera ai thotë që dëmet e kësaj Gjykate mund të jen të shumta nëse krijohet nga OKB-ja për arsye se shumë vende anëtare të saj Kosovën duan ta shohin në bankat e të akuzuarve dhe se është një diskriminim i qëllimshëm.

Sipas tij në këtë gjykatë nuk do të hetohet krimi i organizuar, keqpërdorimet e pushtetit por do të ketë vetëm dosje hetimesh nga shtete perëndimore.

“ Këto janë dy tema që nuk mund të lidhen me njëra tjetrën. Liberalizimi i vizave varret nga plotësimi i  kushteve të një katalogu të veçantë të  ekzekutivit të BE-së për vendet jo anëtarë, ndërsa Gjykata është nismë e  parlamentarëve të KE që fatkeqësisht arriti të afirmohet edhe në OKB e gjithandej. Politikisht lidhen këto dy tema me qëllim për ta shtuar presionin, mirëpo juridikisht po u lidhën shënojnë diskriminim të qëllimshëm”, ka thënë Leka.

Këtu patjetër duhet sqaruar edhe një rritim, iluzion që e plasojnë qëllimshëm ata që me çdo kush duan ta shohin Kosovën në bankën e të akuzuarve: Në këtë Gjykatë nuk do të hetohet krimi i organizuar që ka ndodhur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës gjatë keqpërdorimit të pushtetit e të ngjashme, por krimet gjatë luftës si dhe lidhjet e mundshme të UÇK-së me krimin e organizuar evropian. Pra do të shkunden ato dosje hetimesh që shumë shtete perëndimore i kanë bërë edhe vetë në atë kohë” ka thënë Leka.

Leka është i mendimit se nëse Kosova refuzon gjykatën speciale, atëherë Kosova do të futet në listën e të për folëshmëve nga media të ndryshme botërore në mënyrë negative. Dhe nëse Kosova e pranon gjykatën do të nisin proceset maratonike me vite të tëra, duke edhe ndikuar dëmshmen në Ekonomin e vendit dhe në investimet e saj.

“ Kosova nëse refuzon themelimin e Gjykatës Speciale. Për disa javë Kosova do të përfolët negativisht medieve botërore, veçanërisht nga ata që kanë subvencionuar shumë në këtë projekt. Të gjitha instancat relevante do të shprehin keqardhje dhe do të ngulin këmbë në përforcimin sa më intensiv të institucioneve të brendshme të drejtësisë.

Dhe nëse Kosova pranon Gjykatën Speciale. Do të nisin proceset, të cilat do të jenë maratonike. Me vite. Gjatë, shumë gjatë Kosova do të jetë temë mediesh botërore si e akuzuar për krime të organizuara gjatë luftës së saj për liri. Shumica e subvencioneve për Kosovën do të reduktohet nga shtetet anëtare, për shkak të harxhimeve për Gjykatën si dhe pasigurisë në investime ekonomike.

Nuk futet kush  të investojë në një shtet që gjendet në gjyq. Ekonomia është private dhe nuk dëgjon kush BE dhe qeveritë se këto punë qenkan të ndara” ka deklaruar Leka.

A mund të fitoj apo të humb Kosova në krijimin e kësaj Gjykate Leka thotë që vendi nuk ka humbur sepse ka parime të forta karshi BE-së dhe se në njërën anë edhe mund të ketë humbur në disa çështje, në mos përgatitje të saj.

“ Kosova nuk ka humbur se ka qenë kokëfortë në dinjitetin dhe integritetin e saj karshi BE-së. Ajo ka humbur sepse ka qenë e papërgatitur, servile dhe jokompetente çka shumë shpesh ka vënë në pozitë të keqe blloqet ndërkombëtare që përkrahin atë në instancat supstancionale. Nga Gjykata Speciale Kosova humb edhe më gjatë dhe më shumë se sa pa të” ka thënë Leka.

Ndër të tjera Leka thotë që mos liberalizimi e vizave është pasojë e politikave jo të mira kosovare do ta ketë

“ Mos liberalizimi i vizave është pasojë jo e periudhës së para pavarësisë por qeverisjes së keqe, kriminalitetit dhe paaftësisë së politika. Mos liberalizimi i vizave është pasojë e politikës së keqe dhe kosovare në të gjitha pozitat e saja; si pozitë, opozitë, sindikalizëm” thotë Leka./Zeri

Lajme të ngjashme

Back to top button