“Apriliada 2015” për Ditën botërore të gënjeshtrave

­ Qyteti i Shkupit dhe Qendra kulturore e fëmijëve “Karposh” sot para “Portës së Maqedonisë” nga ora 11:00 do të organizojnë manifestim tërëditor “Ariliada 2015”.

Pjesa ditore nga manifestimi tradicional me rastin e Ditës botërore të gënjeshtrave do të organizohet nën moton “Shkupi po qesh” dhe dedikohet për fëmijët nga kopshtet dhe nga shkollat. Pjesëmarrësve do t’u drejtohet kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski.

Ahengu i mbrëmjes do të fillojë në orën 21:00 te “Porta e Maqedonisë”. Siç paralajmëroi Qyteti i Shkupit, do të marrin pjesë këngëtarë të ndryshëm të skenës muzikore.

EVN Maqedoni”, megjithatë, me rastin e 1 prillit, Ditës së gënjeshtrave dhe 2 prilli ­ Dita botërore e librit për fëmijët, në qendrën tregtare “Kapitoll moll” do të organizojë ballo të maskave, në të cilin do të defilojnë mbi 150 maska të inspiruara nga fytyrat nga librat e fëmijëve.

Për pesë maskat më kreative “EVN Maqedoni” do të sigurojë tabletë me aplikacione për lexim elektronik të librave.

Ditën e gënjeshtrave me manifestime argëtuese do ta shënojnë edhe komunat e Shkupit Gazi Babë dhe Butel në të cilat do të marrin pjesë banorët e tyre më të rinj. Manifestimi në komunën e Butelit do të jetë konkurrues, duke pasur shpërblime për tre maskat më të bukura të 1 prillit.

Lajme të ngjashme

Back to top button