Vjedhje e rëndë në bankomatin e “TTK bankë” në Tetovë

.Një shumë të hollash prej 9.500 eurosh, është vjedhur nga një bankomat i “TTK bankës”, në Tetovë që është vendosur në Shitoren “ Simpo”, në bulevardin “Marshall Tito”, informoi sot zëdhënësi I policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.

Sipas informative të tij, deri më tani nuk dihet koha kur është bërë vjedhja në natën e kaluar. Vjedhësit së pari kanë hapur rrjetin metalik të sigurisë nga ana e pasme e shitores dhe më pas me forcë kanë hapur derën për të arritur deri te bankomati nga ku i kanë nxjerrë  parat dhe pa i parë askush janë larguar.

Policia ne vendin e ngjarjes ka gjetur gjurme për ekspertizë. Indikative për policinë është ajo, se vjedhësit e kanë ditë me saktësi si t’i kërkojnë paratë në bankomatin e vendosur në Shitoren “Simpo”.

Lajme të ngjashme

Back to top button