20 të vërteta për marrëdhëniet u ndamë, u bashkuam

Pra, i dashuri të la ose e le. Prapë.
Nuk je e sigurt nëse duhet të presësh telefonatën “Më fal, duhet të flasim” apo të dalësh nga kjo histori, por megjithatë e di që ajo telefonatë do mbërrijë. Miqtë dhe familja është lodhur me marrëdhënien tënde të paqëndrueshme dhe ti je lodhur duke ndërruar rregullisht statusin nga “single” në “in a relationship.” Nuk je ende gati as për “it’s complicated”.

Ti dhe i dashuri ish-i dashuri, apo ish-e dashura, duheni, nuk ka dyshim. Po diku gjatë rrugës, fijet janë ngatërruar dhe ju keni përfunduar në një raport të paqëndrueshëm. Tani jeni lodhur me hapat para mbrapa. Doni që kjo të marrë fund. Megjithatë, ende nuk je e apo i sigurt ku ta heqësh vijën, apo nëse I duhet hequr vija. Atëherë mbaj këto gjëra parasysh kur të mendosh për lëvizjen e radhës:

Me siguri keni të njëjtat probleme që kishit kur u ndatë herën e parë dhe do i keni përsëri. Problemet thjesht janë maturuar, si ju.

Ti je ti dhe partneri yt është ai që është. Nuk mund ta ndryshosh këtë gjë.

Duke qenë që nuk është e drejtë të presësh që i dashuri ose e dashura do ndryshojë, duhet ta duash e ta pranosh atë si është.

Nuk mund të jeni të ndarë apo të bashkuar kur të martoheni, kështu që duhet të zgjidhni çështjet tuaja tani. Mos i shtyni për më vonë. Ato janë të rëndësishme përderisa po e çojnë marrëdhënien në limit.

Për sa i përket tradhtisë, mbaj mend këtë: Nëse ai apo ajo tradhton një herë, do të ndodhë prapë dhe për të njëjtat arsye. Ki kujdes cilat kanë qenë ato arsye. Nëse shkaku zhduket, partneri mund të mos tradhtojë më, por nëse përsëritet e njëjta histori, mos u befaso nëse dilni me të njëjtin përfundim.

Mos u merrni me fjalë, por me vepra. Fjalët harrohen. Veprimet janë përfaqësim i dukshëm i karakterit të dikujt.

Nuk jeni shumë të mirë për psikologun. Takoni një këshillues nëse keni nevojë dhe merreni seriozisht zgjidhjen e konflikteve për të lëvizur përpara.

Gjejeni kush po e shkakton ndarjen. Të dy. Vetëm njëri? Nëse ai ose ajo lëkundet vazhdimisht kjo tregon shumë për karakterin e tij apo të saj, kështu që kujdes.

Duhet të ndryshojë diçka që ta provoni sërish. Nuk duhet të bashkoheni vetëm sepse ju ka marrë malli. Premtimet duhen bërë dhe mbajtur.

Ka probleme ka dhe jo probleme. Bëj një listë të gjërave që nuk do toleroje në asnjë mënyrë dhe një listë të gjërave për të cilat do doje të binit në kompromis. Mos u lëkund!

Merr parasysh çfarë mendon familja! Mama knows best…shumicën e kohës.

Merr parasysh çfarë mendojnë miqtë. Si mami, ata shohin gjërat që ti nuk do dhe të duan të mirën. Gjithashtu, ti dhe partneri yt harxhoni shumë kohë me ta dhe miqtë ju njohin të dyve nga perspektiva të ndryshme  .

Mbaji çështjet e marrëdhënieve private. Kur shumë njerëz janë të përfshirë vetëm sa i komplikon gjërat. Krijo një bord besimi, jo një audiencë.

Të duhet kohë! Nuk ka asgjë të keqe ta mendosh vijimësinë e marrëdhënies, por merr mjaftueshëm kohë për ta bërë këtë. Kohë dhe hapësirë baraz qartësi.

Sa më shumë ta zgjasni kohën e zgjidhjes së problemeve në marrëdhënien tuaj “u ndamë, u bashkuam”, pa marrë vendime konkrete, aq më shumë do ndjeheni të qetë me këtë gjendje dhe cikli do vazhdojë. Kjo nuk është e shëndetshme!

Arsye pse një marrëdhënie nuk funksionon mund të jetë mungesa e komunikimit. Sigurohu që gjatë “ndarjes”, të jesh e qartë në të gjitha bisedat me partnerin.

Mos e kthe në emocionale. Dhe pse është e vështirë, duhet të bësh një listë joemocionale të të mirave dhe më pak të mirave të rikthimit në këtë histori apo daljes përfundimisht nga ajo. Sigurohu që di çfarë po merr përsipër.

Nuk ka rëndësi nëse vendos për të filluar nga e para apo për ta mbyllur këtë histori, sido që të jetë, vendimi duhet të jetë përfundimtar. Mos e diskuto më. Besoju instikteve.

Kupto çfarë do. Mos prano jo si përgjigje.

Dije që ti vlen dhe mos e harro. Dhe mos u kënaq me më pak seç meriton.

Lajme të ngjashme

Back to top button