SHGM kërkon nga Agjencia për shërbime mediatike të diskutojë për RTVM-në

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë bën me dije se ka kërkuar nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele trajtimin e çështjes së pavarësisë së RTVM-së.

SHGM tha se javën e kaluar ka depozituar përmes anëtarit të saj propozimin që të diskutohen zhvillimet rreth RTVM-së.

Propozimi do të votohet në mbledhjen e sotme në orën 14.  SHGM shpreson se propozimi do të pranohet nga anëtarët e tjerë dhe se Agjencia do të diskutojë për problemin e pavarësisë së servisit publik.

Lajme të ngjashme

Back to top button