Dibra ndotet tej mase, tejkalohen limitet

Ndotja e ambient me përmasat e parametrave që përbëjnë rrezik për shëndetin e qytetarëve të Dibrës, është një përditshmëri e zakontë që evidenton vetëm ankesat popullatës por, jo edhe masat konkrete nga ana  autoriteteve  përkatëse për evitim  e tyre.

Lëshimi i reve të tymit nga Kombinatit i gipsit “Knauf Radika”, është shndërruar në një shqetësim për ndotjen e ajrit në Dibër. Tymi i lëshuar përmban parametra të materialeve të rrezikshëm, për shkak të mungesës së filtrave të nevojshëm industrial. 

Përveç ajrit të ndotur, analizat e bëra në mikrobiologji, tregojnë se uji i liqenit të Dibrës, është tej mase i ndotur si pasojë e derdhjes së kanalizimeve fekale që rrjedhin nga fshati Kosovrast i poshtëm, Reka  e poshtme dhe vendbanimet e tjera fshatare.

Liri Delishi , Inspektor shtetëror  i bujqësisë, peshkim, politikë të tokave dhe blegtori, përvec shqetësimit për  ajrin e ndotur dhe ujin e liqenit të Dibrës, ai konstaton problemin shumë të madh të kontaminimit të tokës pjellore si pasojë e vaditjes me ujin e ndotur.  

Të gjitha ujërat, nënvizon Delishi rrjedhin edhe në drejtim të Stacionit të Veterinës, nëpër fshatrat Sollokiç, Shullan në vendin e quajtur “Gjilispere” dhe “Lumi i Vakovit”. Pra , të gjitha sipërfaqet tokësore te vendi i quajtur “Sitnica”, “Busheva”, deri në Drinin e Zi , janë sipërfaqe që vaditen me ujëra të ndotur, shtoi Delishi.

“Ujërat e këtilla përveç që bëjnë ndotjen e sipërfaqeve të tokave bujqësore, shkaktojnë erozione të mëdha si dhe çarje të tokave edhe sot e kësaj dite në afërsi të vendit “Gjilispere” ndaj është shkaktuar një humnerë prej 50-100 metra. Të gjitha metodat e lartpërmendura mund të shpëtojnë ambientin dibran” -përfundoi Delishi.

Lajme të ngjashme

Back to top button