Shënohet “Dita botërore e ndihmës së parë”

Me ushtrim simulues të një fatkeqësie urbane Kryqi i Kuq I Qytetit të Shkupit në bashkëpunim me Ambasadën e Franceze, do të shënohet sot Dita botërore e ndihmës së parë.

Si pjesë e skenarit do të vendosen tre pika. Në pikën te Porta e Maqedonisë do të simulohet fatkeqësi trafiku me gjashtë të lënduar, ndërsa në pikën e dytë te kafeteria “Trend”,  zjarr me numër të njëjtë të të lënduarve.

Në pikën e tretë e cila do të jetë te Ura e gurit do të ketë tre të lënduar dhe do të simulohet dhënia e ndihmës një të mbyturi dhe shpëtimi nga uji.

Lajme të ngjashme

Back to top button