Sondazhet për Eurovizionin: Cilat janë vendet më të votuara deri tani?

“Çfarë thonë sondazhet” është postimi i faqes Oikotimes.com, i cili është publikuar më 25 mars, duke shpallur rezultatet e deritanishme të votave të publikut për eventin më të madh të këngës në Europë, Eurovizion. Rezultatet bazohen edhe tek opinionet e lexuesve, sipas të cilëve, Italia, Estonia dhe Suedia rezultojnë si favorite, duke mbajtur kryesimin deri më 25 mars. Dy të parat, në fakt, nuk kanë lëvizuar nga renditja e treshes më të mirë që prej 25 shkurtit, ndërsa vendi i tretë ka lëvizur mes Finlandës, Suedisë, por edhe Norvegjisë.

Më tej, në dhjetëshen më të mirë të shteteve të votuara në edicionin e 60-të të festivalit “Eurovision Song Contest” renditen:  Azerbajxhani, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Rusia, Finlanda, Sllovenia dhe Norvegjia bëjnë pjesë në dhjetëshen më të mirë të festivalit.

Përsa u përket gjysmëfinalistëve të natës së parë, Armenia, Rumania, Serbia, Shqipëria, Bjellorusia, Danimarka, Maqedonia, Gjeorgjia, Greqia dhe Hungaria duken kualifikueset më të mundshme për gjysmëfinalen e parë, ndërsa Suedia, Mali i Zi, San Marino, Qipro, Republika Çeke, Islanda, Irlanda, Izraeli, Letonia dhe Lituania janë kandidatet më të mundshme për në gjysmëfinalen e dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button