Përfundon asfaltimi i segmentit rrugorë Strugë-Dibër

Përfundoi asfaltimi i pjesës Xhepishtë-Dibër, Pas një aktiviteti intensiv të punës, Ndërrmarjes punuese “Ilinden” nga Struga përfunduan punët e rivitalizimit të pjesës Xhepishtë-Dibër, që është pjesë e aksit rrugor Strugë-Dibër me gjatësi prej 15 kilometra ka asfalt të ri. 

“Udhëtimi në këtë aks rrugor nuk mund të krahasohet me situatën e mëparshme. Unë jam me origjinë nga Dibra ndërsa jetoj në Ohër. Meqë jam pensionist vij shpesh në Dibër, në vendin tim të lindjes. Tani më pëlqen të udhëtoj , rruga  është shumë e mirë dhe nuk ka probleme”, tha për Portalb Gëzime Rifat.

Aksi rrugor Dibër-Strugë në gjatësi prej gjashtëdhjetë kilometra , sidomos në pjesën Xhepishtë-Dibër dhe Glloboçicë-Strugë gjatë periudhës së kaluar kishte rrezik të madh në  komunikacion, mirëpo problemi u tejkalua.
Në këtë pjesë rrugore një numër i madh i banorëve shkojnë edhe për kurim në Strugë dhe Ohër, ndërkaq nuk mungojnë edhe mjetet transportuese për në Qafë Thanë , në drejtim të Shqipërisë.
 

Lajme të ngjashme

Back to top button