Stavreski: Rusia është njëri nga partnerët më të rëndësishëm ekonomik dhe politik

Rusia mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm politikë dhe ekonomikë në Maqedoni, por ende ka hapësirë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik. Eksporti rritet në vazhdimësi, por jo me ritmin e dëshiruar, tha sot zëvendës kryeministri dhe ministri i financave Zoran Stavreski në shënimin e 10 vjetorit të Odës Ekonomike Maqedoni­ Rusi. Në drejtim të intensifikimit të marrëdhënieve ekonomike, theksoi Stavreski, është ngritur iniciativë për trajtim preferencial, respektivisht për uljen e shkallëve doganore gjatë eksportit të produkteve bujqësore ­ushqimore nga Maqedonia, ndërsa mbetet edhe kërkesa për nënshkrimin e marrëveshjes për tregti të lirë midis dy vendeve. “Me 144 milionë konsumatorë, tregu rus është një sfidë e madhe për kompanitë e Maqedonisë. Vitin e kaluar këmbimi tregtar arriti 138 milionë euro prej të cilave 32 milionë janë eksport nga ana e Maqedonisë, ndërsa 106 milionë janë import nga Rusia. Këmbimi tregtar në vitin 2014 ishte vetëm 1,5 për qind nga këmbimi i përgjithshëm tregtar i Maqedonisë”, theksoi Stavreski

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button