“Magjar Telekom”: Planifikojmë hetim për Maqedoninë, por nuk komentojmë për të

A filloi “Magjar Telekom” hetim në “Telekomin e Maqedonisë”, “T- Mobile MK” në lidhje me dyshimet për përfshirje në përgjimet masovike të qytetarëve dhe nëse raporti i hetimit do të publikohet gjegjësisht a do të njoftohen qytetarët me përmbajtjen e tyre?

Këto dy pyetje, përmes postës elektronike, “Meta” i dërgoi deri tek “Telekomi i Maqedonisë” ndërsa përgjigje arriti nga pronari i “Magjar Telekom”.

“Magjar Telekom” si aksionar shumicë është në kontakt të vazhdueshëm me “Telekomin e Maqedonisë” në lidhje me këtë çështje dhe planifikon hetim me ndihmën e ekspertëve të huaj. Në përputhje me politikën e kompanisë, nuk jemi në pozitë të japim komente për hetimin e planifikuar- thuhet në e-mailin e drejtoratit për komunikime korporative të “Magjar Telekom”.

Shkresën deri tek “Telekomi i Maqedonisë” e dërguam dje paradite, por deri në fund të ditës nuk morëm përgjigje.

“Meta” pyetjet e njëjta i dërgoi deri tek gjiganti gjerman i telekomunikacionit “Dojçe Telekom” dhe kompania simotër i “Magjar Telekom”.

Nga “Magjar Telekom” përkujtojnë dy reagimet e “T- Mobile MK” pas konfirmimeve për përgjimet dhe ato për keqpërdorimet e zgjedhjeve në vitin 2013, që i publikoi lideri opozitar e që kanë të bëjnë me një pjesë të përmbajtjes së regjistrimeve, ku një funksionar në pushtet kërkon një të punësuare në “T- Mobile” t’ia shkyçin numrin e telefonit sepse LSDM ka bërë lobi përmes tij në zgjedhje.

Lajme të ngjashme

Back to top button